X

Interi kërkon tjetër sulmues, zikaltërit duan kampionin e botës


Gjatë merkatos së verës Interi ishte në kërkim të dy sulmuesve, të cilët i bleu nga Junajtid. Sançez dhe Lukaku iu bashkuan skuadrës zikaltër, por duket që Konte nuk është i kënaqur me kaq.

Siç raporton “The Sun”, Interi i ka sytë nga kampioni i botës Olivier Zhirud. Sulmuesi i Çelsit është në hijen e sulmuesit të talentuar Tami Abraham dhe hapësirat për francezin sa po vijnë e ngushtohen.
Nëse interesimi i Interit është i vërtetë dhe do të vazhdojë deri në janar për Zhiru, Konte do të duhej të përballej dhe me problemin e gjetje së hapësirave në sulm, pasi do të kishte jo pak lojtarë në ekip..

Zhiru kujtojmë është shpallur kampion bote me Francën dhe fitoi Ligën e Europës me Çelsin sezonin e shkuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ish-futbollisti ekzekutohet në Amsterdam nga dy persona me motorr

Një ish-futbollist, i cili ka luajtur për disa klube të ndryshme në Portugali, Hungari dhe Angli u ekzekutua një natë...

Close