X

Gjiknuri: Largohem nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, vetëm të vijë opozita…


Bashkëkryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka lëshuar një deklaratë të papritur pas reagimit të djeshëm të Bashës kur tha se nuk mund të ulen në tryezën e diskutimit në një komision që drejtohet nga dikush që rezulton në përgjime për manipulimin e rezultateve zgjedhore.

Gjiknuri tha se është i gatshëm të rishikojë postin si bashkëkryetar të këtij komisioni nëse opozita joparlamentare pranon të jetë pjesë e tryezës.

“Jam i gatshëm të rishikojë postin tim si bashkëkryetar i reformës zgjedhore nëse opozita jo parlamentare pranon të jetë pjesë e tryezës.

Problemet janë më të thella. Kriza politike si po e thonë edhe partnerët është krijuar për shkak të frikës ë opozitës për të marrë pjesë. Kushti i vetëm për mua është që të jenë pjesë e Reformës Zgjedhore.

Kanë të drejtën e Vetos edhe pa qenë në parlament. Lidhur me këtë kemi marrë kritika edhe nga opozita jo parlamentare.”

Nga oborri i selisë blu, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së hapur të kryeministrit Edi Rama për uljen në tavolinë të të gjithë aktorëve politik, në kuadër të realizimit të Reformës Zgjedhore.

Basha tha ndër të tjera se Rama nuk mund të fshihet pas fletë-rrufeve dhe se opozita nuk mund të pranojë ftesat e dikujt të kapur në përgjime për manipulimin e zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar dje një ftesë publike krerëve të opozitës jashtëparlamentare, ku iu kërkon dialog për Reformën Zgjedhore.

Rama shprehet se pavarësisht kundërshtive tashmë të njohura, ka vend ende për dialog në interes të vendit.

“Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit.

Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë”, shkruan Rama në letrën e tij publike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ndërpritet seanca për Saimir Tahirin, mungojnë provat në dosjen e ish-ministrit

Është ndërprerë për pak minuta seanca te Krimet e Rënda në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-zyrtarit...

Close