X

Frikë nga arrestimi për përdhunimin e shqiptares, Robinjo “bojkoton” Ligën e Europës

Një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Ligën e Europës është padyshim ajo që zhvillohet në Romë mes ekipit vendas dhe skuadrës së Bashakshehir, një nga më të fortat në Turqi e cila është e mbushur me yje. Por një nga këto yje do të mungojë në duelin e sotëm pasi nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga frika se mos e arrestojnë.

Braziliani Robinjo, i dënuar nga një gjykatë në Milano me 9 vite burg pasi në vitin 2013, kishte qenë pjesë e një përdhunimi të një kameriereje shqiptare. Gjykata e dënoi në mungesë futbollistin në vitin 2017 dhe ky vendim nuk është ekzekutuar ende, pasi që atëherë Robinjo ka evituar udhëtimet në Itali.

Lojtari këtë herë ka nxjerrë si justifikim një dëmtim të punësuar në javët e fundit, edhe pse në ndeshjen e fundjavës ndaj Sivaspor, luajti 45 minuta pa probleme. Nëse do të udhëtonte drejt Italisë, ai rrezikonte të arrestohej për këtë vepër penale të cilën e ka apeluar me avokatët e tij, ndaj ka evituar që të bëhej më shumë temë diskutimi se sa është bërë në këto vite të fundit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Ekzekutoi 70 femra deri në moshën 70 vjeç, ky është vrasësi serial i Koresë së Jugut

Policia e Koresë së Jugut ka identifikuar një të dyshuar në një prej çështjeve më famëkeqe të vrasjeve seriale të...

Close