X

FOTO/ Gjendet i djegur në makinë një 56-vjeçar në Greqi, mediat: Është shqiptar


Një 56-vjeçar është gjetur i djegur brenda në makinë në Rodos. Mediat në shtetin helen, raportojnë se viktima është shqiptar, babai i një vajze të mitur.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, pasi rrethanat në të cilat u gjet i vdekur 56-vjeçari janë ende mister.

Por nga hetimet e deritanishme raportohet se viktima kishte probleme financiare, çka ka çuar atë drejt një vendimi për ti dhënë fund jetës.

56-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij ‘Hyundai Accent’ rreth orës 06:00 të datës 17 shtator.

Ajo që po i bën hetuesit të dyshojnë është ekzistenca e një videoje, e cila tregon se zjarri në automjet filloi jashtë dhe më pas u përhap edhe brenda mjetit.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ Elbasan, goditi me çekiç në kokë shitësen, arrestohet autori i ngjarjes së mbrëmshme

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan ndërkohë mëngjesin e sotëm Polica ka...

Close