X

EMRI/ Elbasan, goditi me çekiç në kokë shitësen, arrestohet autori i ngjarjes së mbrëmshme


Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan ndërkohë mëngjesin e sotëm Polica ka njoftuar arrestimin e autorit.

Olti Caroshi, në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses, thanë burime policore një ditë më parë. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur shitësen.

Autori ka shkuar për të blerë në dyqan dhe kur vajza e ka pyetur se çfarë dëshiron të blejë 45-vjeçari ai e ka qëlluar me çekiç në kokë.

Aty pranë ka qenë babai i vajzës i cili është konfrontuar me autorin. Kanë ndërhyrë fqinjët të cilët e kanë dërguar në spital.

Shitësja ka përfunduar në spital, ndërkohë autori u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit.

Njoftimi i policisë:

Godet me sende të forta një 21-vjeçare, vihet në pranga nga Policia 44- vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin :

Alert Carroshi 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Seanca për Saimir Tahirin, ambasada amerikane s’i ndahet ish-ministrit, përfaqësuesit zbarkojnë në gjykatë

Gjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet sot në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku pritet të jepet vendimi për ish-ministrin...

Close