X

Ekzekutoi 70 femra deri në moshën 70 vjeç, ky është vrasësi serial i Koresë së Jugut

Policia e Koresë së Jugut ka identifikuar një të dyshuar në një prej çështjeve më famëkeqe të vrasjeve seriale të vendit, në më shumë se 30 vjet, thanë autoritetet këtë të enjte.

Midis viteve 1986 dhe 1991, 10 gra midis moshës 13 dhe 71 vjeç u gjetën të vrarë në Huasong, një qytet në jug të Seulit. Të gjitha ishin dhunuar para se të vriten dhe të gjitha ishin gjetur të lidhura te çorapet dhe në veshjet e tyre, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

I dyshuari tashmë po vuan një dënim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e kunatës së tij në 1994. Ai ka mohuar pretendimet dhe nuk mund të ndiqet penalisht, pasi ka skaduar afati për krimet e rënda.

Jo pak, por mbi 2 milionë oficerë policie u angazhuan për të zbuluar vrasësin e tmerrshëm serial që dhunoi e vrau gratë. Policia hetoi rreth 21 000 individë dhe krahasoi gjurmët e gishtërinjve të rreth 20 000 prej tyre, por që ishin pa sukses. Ky rast ka frymëzuar edhe një regjisor në Korenë e Jugut Bong Joon-ho, që ka bërë filmin me titullin “Memoriet e vdekjes”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë...

Close