X

E quajti “pjeshkëz”/ Avokatja e Popullit reagon për herë të parë pas deklaratës së Murrizit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për herë të parë në një dalje televizive pas etiketimeve fyese dhe seksiste të përdorura kundrejt saj nga nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tha se personalisht nuk është prekur aspak nga fjalët e deputetit demokrat, por institucionalisht nuk mund ta tolerojë gjuhën denigruese që ai ka përdorur.

“Personalisht unë nuk e pranoj fare këtë gjënë që ka thënë zotëria. Për hir të së vërtetës nuk më prek fare personalisht. Unë e di kush jam dhe nuk ka nevojë të ma thotë një njeri si ai dhe e di gjithkush me të cilët kam punuar apo më kanë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme. Unë e njoh veten për një profesioniste të mirë, ka shumë njerëz që thonë se jam një profesioniste shumë e mirë dhe jam një mijë përqind e bindur se punët që kam bërë, arritjet e mia, sukseset e mia profesionale nuk varen absolutisht nga fakti nëse një njeri ka një opinion në lidhje me pamjen time”, tha ndër të tjera ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Artan Hoxha paralajmëron ekzekutimin e ‘kokës së madhe’: Mund t’i gjejë ai përpara, priten atentate surpriza

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se shumë shpejt do të ndodhë një tjetër atentat. I ftuar në emisionin “45 minuta”,...

Close