X

Presidenti Thaçi niset drejt SHBA-ve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur të mërkurën drejt Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar disa takime në Ajoa dhe Nju Jork.

Ai është planifikuar që të pritet nga presidenti amerikan, Donald Trump, si dhe të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan Rel.

Në kuadër të vizitës në SHBA, presidenti Thaçi do të vizitojë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Ajoas, shtet me të cilën është binjakëzuar Kosova, si dhe disa studente kosovare që po ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Rrëfehen sërish studentët e Elbasanit: Ngacmohemi nga pedagogët, duan seks veç për një “5 në provim”

Pezullimi i pedagogut të ekonomikut në Elbasan i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim...

Close