X

Lëvizjet e fundit para zgjedhjeve, LDK-së i bashkohet edhe një subjekt politik

Partia Liberale e Kosovës pritet të mbështesë në këto zgjedhje Lidhjen Demokratike të Kosovës .Në një marrëveshje bashkëpunimi të nëshkruar sot elektorati i PLK-së do të përkrahë listën e kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit dhe Vjosa Osmanin në garën për kryeministre.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe Skender Gashi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës nënshkruan marrëveshjen dhe i bënë thirrje elektoratit të PLK që të përkrahin në këto zgjedhje Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Lus elektoratin e Partisë Liberale të Kosovës që në zgjedhjet e 6 tetorit të përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 134 dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin”, ka thënë Gashi.Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i PLK-së, shoqërohej edhe nga nënkryetari i PLK-së, Ismail Bekteshi, anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve të kësaj partie.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Integrimi europian: Veza pulën apo pula vezën?

Nga Artan Fuga Dhjetë kushtet që DW shprehet se Gjermania i ka vendosur Shqipërisë që ky shtet të japi mendimin...

Close