X

I kërkoi seks studentes për provimet, ndalohet pedagogu/ Ja emri

Është vënë në pranga pedagogu i Universitetit të Elbasanit, i cili u denoncua mbrëmjen e sotme nga emisioni ‘Stop’.

Pas daljes së videos, policia mësohet se e ka vënë në pranga pedagogun, Denis Himçi.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e sotme.

‘Stop’ dokumentoi me zë dhe figurë se si pedagogu Denis Himçi i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte profesori, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aktivistët e Hong Kongut, thirrje ligjvënësve amerikanë për mbështetje

Thirrja e zotit Wong për mbështetjen amerikane erdhi gjatë dëshmisë së tij në një seancë dëgjimore në Uashington para Komisionit...

Close