X

U shkarkua nga vettingu, kush do të drejtojë Prokurorinë e Matit. Në Dibër Rifat Kojku


Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar në këtë pozicion Abaz Muçën.

Mësohet se Muça është caktuar në këtë detyrë me 8 vota pro. Kujtojmë se Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 Shtator.

Po ashtu në mbledhje është miratuar projekt-akti për ndërprerjen e caktimit tё përkohshëm tё Drejtueses sё Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Esmeralda Keshi (Cami), e cila ka shprehur interes për të kandiduar për pozicionin vakant në KLP. Ndërsa në vend të saj u miratua caktimi i përkohshëm i prokurorit Rifat Kojku.

Ndërkohë, në seancën e sotme mungojnë 2 anëtare, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi.

Po ashtu, në mbledhje u miratua projekt-akti i vlerësimin në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi si dhe për prokuroren Pranvera Pustina.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dashuria e Erion Veliajt për veshjet e shtrenjta japoneze (foto)

Shpesh na ka qëlluar të shohim kryebashkiakun e Tiranës, të veshë bluza apo këmisha me një logo të çuditshme, në...

Close