X

Tabaku: Rama vjedh pronën private dhe publike me VKM! Ua merr pronarëve për t’ua falur gjoja investitorëve


Jorida Tabaku ka bërë një denoncim të fortë lidhur me projektligjin për Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH), që po diskutohet në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, duke zbardhur se cilat janë interesat e vërteta të këtij projektligji.

Ajo shprehet se qeveria shqiptare i jep të drejtën vetes, që të krijojë këtë korporatë dhe më pas do t’i kalojë asaj me VKM trojet apo pronat e caktuara nga autoriteti lokal apo ministror në fondin e saj.

Postimi i plotë:

Korporata e Investimeve: Si Rama do të vendosë për të gjitha pronat publike e private!
Sot, në komisionin e Ekonomisë dhe Financave po diskutohet projektligji për Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

Megjithëse drafti që po diskutohet ka disa ndryshime në raport me variantin e parë, këto ndryshime janë të llojit estetik që në thelb nuk ndryshojnë frymën dhe qëllimin e Korporatës, pra kalimin e të gjthë pronave në duart e një njeriu.

Drafti që sot diskutohet në Komision është kundërshti të plotë me Kushtetutën e RSH; Kjo pasi ai kundërshton sigurinë fizike të pronës, qoftë ajo private apo shtetërore.
Korporata është thjesht maska me të cilën Rama vesh fytyrën e vërtetë të ligjit, një krijesë e tij dhe qeverisë për të gllabëruar pronat publike dhe më tej ato private të Shqiptarëve.

Sipas projektligjit qeveria shqiptare i jep të drejtën vetes që të krijojë këtë korporatë dhe më pas do t’i kalojë asaj me VKM trojet apo pronat e caktuara nga autoriteti lokal apo ministror në fondin e saj.

Sipas një varianti të Ligjit, do të jenë këto prona që do të jenë kapitali i kësaj korporate në treg.

Megjithëse qeveria ka ndryshuar nenin në lidhje me prokurimet publike sërishmi ajo ka lënë në hije mënyrën se si operohet me to.

Drafti i ri ngre çështjen e Prokurimeve që nuk do të jetë sipas standarteve të ligjeve shqiptare megjithëse pronat publike që do të jepen nga KISH janë publike. Ligji i jep mundësinë KISH që përmes VKM-ve ajo të marrë edhe pronën private të qytetarit të cilin shteti mund ta përllogarisë si gjoja në interes publik.

Kështu pronat në bregdet apo në zona të lakmuara të vendit mund të gllabërohen nga KISH gjoja për interesa publikë për t’iu dhënë disa “investitorëve” të huaj që do të bashkëpunojnë me KISH (pra kryeministrin).

Projektligji për KISH është vazhdimësia e një rruge të nisur me ligjin për investimet strategjike (që ua vjedh pronën pronarëve për t’ua falur gjoja investitorëve), Ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës të vitit 2015, ligjet me emrat e biznesmenëve që janë votuar këto 2 vitet e fundit masivisht në parlament.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ U kap në përgjime, shkarkohet administratori i njësisë Kaçinar

Shkarkohet nga detyra administratori i njësisë Kaçinar Gjetë Shkurti. Shkarkimi i tij erdhi pas audiopergjimeve të siguruara nga Fax News....

Close