X

Mesazhi i Metës për ditën e parë të shkollës: Sot hidhni hapin më të madh e më të rëndësishëm!


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar sot të gjithë nxënësit në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

Me një mesazh në Facebook, Meta uron veçanërisht ata që ulen për herë të parë në shkollë, e më tej çdo nxënës drejt rrugës së dijes.

Një mesazh falënderues e ka për mësuesit që me përkushtim mësojnë brezat, ndërkohë që ka një thirrje për prindërit e atyre fëmijëve që kanë braktisur shkollën.

Mesazhi i Metës

Të dashur vogëlushë që uleni sot për herë të parë në bankat e shkollës, ju u uroj me zemër shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor, në nisjen e rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, plot me ngjyra si ëndrrat tuaja!

Sot ju hidhni hapin më të madh e më të rëndësishëm, suksesi i të cilit, do ju ndihmojë të fitoni garat e tjera të jetës.

Me mësuesit, si udhërrëfyes e bashkëudhëtarë, jam i bindur se do të jeni një brez i ditur që do t’ja ndriçojë edhe më shumë emrin Shqipërisë.
Uroj gjithashtu shumë suksese edhe për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor, në përpjekjet e tyre për nxënien e dijeve të reja, aq të domosdoshme në përballimin e dallgëve të jetës.

Mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësuesit, që me punë të palodhur, përkushtim e sakrifica arsimojnë denjësisht brezat e rinj. Përmbushje me sukses të misionit tuaj fisnik të edukimit!

Gjithashtu sot është dita për t’ju bërë një thirrje edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.

Prioriteti kryesor i një shoqërie, që ka besim tek e ardhmja plot sfida, është vetëm duke investuar në dije dhe arsim tek gjenerata më e re. Ky është investimi më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane.

Vetëm kështu ne mund të rrisim shpresën dhe besimin se do t’i kapërcejmë me sukses sfidat e së ardhmes, në radhë të parë në interesin e fëmijëve tanë, të cilët janë drita e syve, shpirti dhe zemra e çdo familjeje shqiptare, dhe e shoqërisë sonë.💐📚🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Cikalleshi i jep fitoren ekipi turk, i shënon Gentian Selmanit

Sokol Cikalleshi e vazhdon formën pozitive si te Shqipëria edhe me ekipin turk. Akhisaspori ka fituar në transfertë ndaj Menemen...

Close