

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha, për shkak të pagimit të shpenzimeve të udhëtimeve për zyrtarin e Bashkisë.
“Është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë e të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ , person juridik apo privat”, thuhet në kallëzimin e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shkruan fax web.
Kujtojmë se Shkëlqim Fusha pronar i kompanisë “Fusha SHPK” i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut një faturë në hotelin “Alma Barcelona” në Barcelonë të Spanjës.
Fatura është për dy net dhe ka vlerën 1816 euro në total. Sipas saj Mazniku do të akomodohej në hotel në 19 qershor 2018 dhe do ta linte atë në 21 qershor. Nga një kërkim në internet rezulton se pikërisht në këto data Arbjan Mazniku ka qenë në Barcelonë ku ka tërhequr një çmim për Sheshin Skënderbej.
“Fusha Shpk” është përmendur shpesh nga opozita si një kompani e preferuar e bashkisë së Tiranës pasi ka marrë tendera miliona eurosh prej saj.
Vetëm për sheshin Skënderbej ajo ka marrë 22 milionë euro ndërsa është kompania të cilës i është premtuar ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar duke iu dhuruar hapësira e bashkisë pas tij ku do të ngrihen kulla shumëkatëshe biznesi.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Mehmetaj: Sa më shumë Rama sulmon LSI-në, aq më shumë forcohemi në terren
Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë (EMRI)
PD: Presioni me ndihmën ekonomike, Taulant Balla para drejtësisë, do të bëjmë publike provat
Do të shkoni në Greqi? Ja kushtet që futen në fuqi nga data 1 mars
Tragjike në Mat, vdesin nga Covid-19 dy vëllezër brenda 24 orëve
Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi
Emrat/ Aksident në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, dy të plagosur
FOTO/ Përplasen tri makina në “Rrugën e Kombit”, një person humb jetën
Lini nje Koment