X

613 kg kokainë/ Letërporosia mban ‘peng’ procesin, shtyhet gjyqi për Arber Çekajn


Shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn, i cili akuzohet si i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine, që u gjetën në një trajler në magazinat e Arbri Garden në Maminas.

Shkak i shtyrjes është bërë fakti se ende nuk ka mbërritur letërporosia për marrjen në dijeni të Çekajt, për nisjen e procesit gjyqësore në vendin tonë.

Mësohet se në sallë mungonte edhe avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, ndërsa seanca e radhës u la për në 30 shtator, në orën 10:30.

Çekaj u kap në një provincë pranë Dysedorfit më 4 maj të vitit të kaluar. Kujtojmë se kokaina ishte fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni nisi gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar Arbër Çekajn.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Viti i ri shkollor, probleme me librat dhe “eksod” çregjistrimesh

Shkollat nisin zbatimin e kurrikulës së re dhe vijojnë mësimin “3 lëndë në 6 orë”. Intervistë me drejtorin e përgjithshëm...

Close