X

VIDEO/ “Si ta ndal unë lotin tim”, Kejsi e harroi, Stresi publikon vargjet përmalluese: Në vetmi, këndoj nga halli…


Edhe pse kanë kaluar dy muaj që nga ndarja e çiftit Lushaj, nuk reshtin dedikimet në rrjetet sociale.

Në disa video në Instastory, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka publikuar një këngë përmalluese.

Me një shikim prekës dhe teksa ndodhet në automjet me shokun e tij Limi Hotin, Stresi është bërë melankolik. Në sfond dëgjohet kënga e Teuta Selimit me titull “Pi raki e mendoj për ty”.

“Në vetmi kendoj nga halli

shumë per ty moj m’ka marr malli

në ketë mbrëmje përplotë

mall e mërzi

Si t’i them unë shokëve

t’mi si t’a ndal unë

lotin tim në këtë mbrëmje qe m’ke lën ti n’vetmi,”– dëgjohet në sfond teksa reperi dëgjon me vëmendje.

Pak ditë më parë, Keisi publikoi një foto ku shihej se unazën e martesës nuk e kishte hequr edhe pse janë ndarë.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pasi reperi doli nga burgu.

Fillimisht u përfol se shkaku i shkëputjes mund të ishte tradhtia e këngëtarit por deri më tani nuk kemi pasur asnjë deklaratë zyrtare nga dyshja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
VIDEO+FOTO/ Olsi Bylyku festë në qiell të hapur të fejuarës, dy kunatat surprizojnë Egli Takon për ditëlindje

Aktori i humorit nuk rresht së surprizuari partneren e tij, Egli Tako. Ditën e djeshme Egli ka pasur ditëlindjen dhe...

Close