X

“The Independet” godet Edi Ramën: Një autoritar në lindje të Europës, kërkon të asgjësojë lirinë e medias


Media britanike “The Independent”, i ka kushtuar një artikull historisë së mbylljes së “Agon Channel” nga qeveria Rama dhe përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri, gjatë pushtetit të Edi Ramës, duke përmendur edhe mbylljen e dy emisioneve kritike me qeverinë, “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi dhe “A Show” nga Adi Krasta.

Me një të rënë të lapsit, Shqipëria, një vend i Ballkanit Perëndimor dhe anëtar i NATO-s, aleat i SHBA-ve, vrau përgjithmonë një nga eksperimentet mediatike më premtuese në Ballkan dhe ndoshta në të gjithë Europën“, thuhet në artikullin e “The Independet”, duke iu referuar Agon Channel.

Investimi kishte vlerën 150 milionë euro, ata morën gjithçka“, tha Francesco Bechetti për median britanike.

Artikulli përmend edhe vendimin a arbitrazhit, ku Shqipëria do të duhet të paguajë qindra milionë euro, si kompensim ndaj Bechettit dhe partnerëve të tij.

Kjo çështje tregon se si një grup autoritarësh në lindje dhe juglindje të Europës, po mundohet të asgjësojë lirinë e medias, duke abuzuar me ligjin. Zyrtarët e BE-së, kanë filluar të kthejnë sytë nga situata, duke shprehur shqetësimin lidhur me ligjin e propozuar për të kontrolluar median online“.

Në artikullin e prestigjiozes britanike, përmendet edhe mbyllja e dy emisioneve kritike me qeverinë, Të Paekspozuarit dhe A Show.

Rama në mënyrë të përsëritur i referohet gazetarëve shqiptarë si “kazanë plehrash” – edhe pse i ka premtuar një grupi aktivistësh ndërkombëtar për lirinë e medias, të cilët i takoi në Tiranë në Qershor, se nuk do të vijojë të përdorë këtë etiketim. Gjatë verës, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi – të dy gazetarë kritikë ndaj Ramës dhe idhtarit të tij Veliaj – thuhet se u pushuan nga emisionet e tyre në televizionin News24 pas presionit qeveritar“.

/TPZ.al/

Shkrimin origjinal mund ta lexoni këtu:

https://www.independent.co.uk/news/world/europe/albania-agon-tv-press-freedom-censorship-corruption-francesco-becchetti-a9103496.html

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Braimllari nga Korça: Përballja, e vetmja rrugë për të mbrojtur demokracinë

Ish-deputeti, Endrit Braimllari gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në qytetin e Korçës ka deklaruar se, e vetmja mënyrë...

Close