X

Rama në kthim, i lodhur nga Berlini (FOTO)

Kryeministri Rama ka nisur udhëtimin e kthimit, pas qendrimit 3 ditor në Berlin, në një vizitë të lodhshme, kryesisht për shkak të presionit dhe kushteve të reja që i kanë vënë autoritet e vendit më të rëndësishëm në BE, lidhur me hapjen e negociatave.

Kushtet e reja, kanë të bëjnë kryesisht me zgjedhjet, me çështjet që kanë dalë për manipulimin e atyre të 2017 dhe statusi i atyre të 30 qershorit. Rama takoi në Berlin kanacelaren Merkel, por sipas njoftimit që bëri pala gjermane, besohet se ka qënë një bisedë e ftohtë, ku ajo nuk ka dhënë një premtim për të hapur negociatat.

Vendimi do të merret nga Bundestagu në fund të tetorit dhe pritet të jetë një ‘Po’, por me shumë kushte. Shumë kushte dhe të vështira për qeverinë, e cila më së pari duhet të zgjidhë krizën e brendshme politike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Bie nga mali “Olimp”, ndërron jetë alpinisti shqiptar (EMRI)

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi dhjetë metra teksa po ngjiste malin “Olimp”...

Close