X

Rama mohon largimet nga Shqipëria: Mos u besoni broçkullave të kazanëve!

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer komenti që një qytetar ka bërë sot në një postimet e tij në Facebook. Në një video të investimeve që oi bëhen në Universitetin e Arteve, një komentues i ka përmendur Ramës se 400 mijë punëtorë dhe të rinjt po braktisin Shqipërinë. Rama dukshëm i revoltuar i është përgjigjur:

“Kush ta ka dhene ty kete shifer vella apo e ke marre direkt nga kazanet ku ziejne broçkullat e zeza per kete vend? Kjo shifer nuk ekziston dhe gjate qeverisjes sime s’ka pasur asnje fluks te pervitshem ikjesh me te madh se sa me pare, perkundrazi do te thosha edhe pse ti natyrisht jo vetem do habitesh po do vijosh me perqeshjen karakteristike te te paditurit qe kujton se di me shume se tjetri🤮

Por sidoqofte, sa per dijenine tende, neser e fillojne shkollen 455 mije nxenes te regjistruar nga klasa e pare ne te dymbedhjeten, ndersa numri i studenteve te regjistruar tek artet eshte nja pesefish me shume se sa kur beja une shkollen aty😉” – i është përgjigjur Rama komentuesit.

Një tjetër i thotë se se pse nuk flet më për investime në bujqësi apo në ushtri, por Rama ia preu shkurt: “Kam thene me shume se njehere po s’e ke pasur mendjen😊”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nesër viti i ri shkollor 2019-2020 në mbarë vendin, ja sa vogëlushë shkojnë në klasë të parë

Nesër shënon ditën e parë të vitit të ri shkollor 2019–2020 në mbarë vendin. Në të gjithë sistemin para-universitar në...

Close