X

Pyjet e Dibrës dhe Bulqizës në flakë, digjen dhjetë hektarë pisha


Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet me pisha në Bulqizë e Dibër.

Prej tre ditësh një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor me pishë në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë në Bashkinë Dibër.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa flakët po ju afrohen banesave. Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 hektarë.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur.

Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë. Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Edhe në këtë fshat vatra e zjarrit po ju afrohet banesave.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mbi 300 mijë euro fitime nga trafiku i armëve nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohen 16 persona nga policia greke. Detaje nga operacioni

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të armëve kryesisht kallashnikovë dhe municioneve u godit nga policia greke në zonën e Kretës....

Close