X

Polemikat mbi stadiumin “Qemal Stafa”dhe akuzat për ngushtimin e pistës, Arben Dervishi: Pse jemi të detyruar t’i ndryshojmë emrin

Kur do të jetë gati stadium i ri? Kjo është një nga pyetjet që shtrohet shpesh ditët e fundit, nga futbolldashësit dhe jo vetëm!

Gazetarja e Fax News Klevisa Alinani, ka qenë brenda Arenës Kombëtare, ku ka zhvilluar një intervistë me Arben Dervishin, të ngarkuarin e FSHF-së për të monitoruar ecurinë e punimeve në stadium.

Dervishi, u shpreh se stadiumi pritet që të jetë gati për ndeshjet e Shqipërisë me Francën dhe me Andorën, ndërsa inagurimi mund të kryhet që në ditët e para të muajit Nëntor.

A do të jetë stadium gati për ndeshjen me Francën?

Dervishi: Është plotësisht e mundshme që ndeshjet me Francën dhe me Andorën të luhen në këtë stadium

Pse u shty inagurimi, pasi presidenti Duka tha se inagurimi do të bëhej në Qershor dhe më tej një datë tjetër që ishte shtatori?

Dervishi: Ka pasur disa punime, stadiumi tashmë është gati

A është zbatuar 100 projekti që u paraqit në fillim?

Dervishi: Po, vështirësia më e madhe ka qenë harmonizimi i stadiumit me shërbimet e tjera, pa i prishur punë njëra-tjetrës

Punimet po mbikqyren nga UEFA?

Dervishi: UEFA a bërë gjithnjë kontrollet e veta, pod he ne e kemi informuar mbi të gjithë ecurinë, Kontrolli i fundit do të bëhet në fundin e shtatorit, dhe inagurimi mund të kryhet në fillim të muajin Nëntor. Brenda ditës së enjte do të jetë përfunduar dhe fusha, pasi ambientet e tjera kërkojnë vetëm ndërhyrje të vogla.

Sa është kostoja e deritanishme e stadiumit?

Dervishi: Ne nuk jemi interesuar shumë për koston, pasi formula ka qenë e tillë, ne i kemi dhënë 10 milionë euro koncensionarit, dhe pjesa tjetër do të paguhet nga ana e kompanisë. Deri më tani fusha ka pasur një kosto prej 70 milionë eurosh, po që mbulohet nga pjesa e vlerës së tokës që FSHF i ka dhënë kompanisë.

Dervishi ka folur dhe për ndërrimin e emrit të stadiumit, që sipas tij është e domosdoshme, pasi mirëmbajtja e tij kërkon të ardhura shtesë, që shteti shqiptar nuk është në gjendje që ti paguajë. Për këtë tha Dervishi është parë e udhës që stadium të ketë emrin e një kompanie private, e cila do ti kalojë FSHF-së fillimisht një fond prej 600 mijë eurosh.

Kjo ndërmarrje do të nxjerrë të ardhura, që nga menaxhimi, dhe deri te donatori i emrit. Ky i fundit do të ketë detyrimin që të mirëmbajë stadiumin, për shkak se shteti nuk ka dhënë asnjë para për këtë. Ka 2 3 kompani në fushën e naftës dhe të telekomunikacionit që kanë qenë të interesuara për ti vënë emrin stadiumit, dhe shifra fillestare që ata do të duhet të japin është 600 mijë euro. Emrin e japim se duam që të krijojmë të ardhura”, u shpreh Dervishi.

Më tej ai foli dhe për ambientet bashkëkohore të stadiumit, që do ta bëjnë Arenën një prej fushave më me standard dhe që mund të ndërpresë dhe ndeshje të superkupës së europës.

Të gjitha tribunat do të jenë të mbrojtura nga dielli dhe nga shiu, jemi kujdesur që streha të jetë 4 metra.

Në tribunën VIP do të ketë 1400 vende, ka pasur debate, se është kërkuar që të ishte dhe më e madhe, po duhet thënë se dhe në tribunat e tjera kushtet janë shumë të mira.

Kapaciteti i spektatorëve është 21 777, u zvogëlua diçka pasi rritëm pak distancën mes spektatorëve”, tha përfaqësuesi i FSHF-së.

Dervishi iu është përgjigjur dhe akuzave për ngushtimin e pistës së stadiumit, duke thënë se ankesat e Federatës së Atletikës nuk qendrojnë.

“Ne bëmë një lloj kompromisi, që nuk mund të distancojmë 50 metra tribune e tifozëve, pasi kjo do të ishte shumë e largët nga fusha. Ka dy stadiume në dispozicion të Federatës së Atletikës, që janë ai i Shkodrës dhe ai i Elbasanit”, tha më tej Dervishi.

Një prej zërave më kritikë të stadiumit ka qenë dhe Partia Demokratike. I ftuar në studion e lajmeve të Fax News ish-këshilltari i Bashkisë së Tiranës Akil Kraja tha se tek Arena nuk ka mbetur asgjë kombëtare, dhe se gjithçka është fokusuar te të mirat që koncensionari do të nxjerrë nga ambientet e njësive të shërbimit. Sipas tij projekti është ndryshuar, dhe tashmë fusha do të duket vetëm një aneks i qendrës tregtare.

“Tashmë nuk flitet më për Arena Kombëtare, po flitet për Arena Center, kemi një devijim të konceptit. Ka një tjetërsim të asetit kombëtar dhe devijim të të gjithë projektit që ishte planifikuar. Fusha është një aneks i qendrës tregtare”, tha Kraja në Fax News.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Mes yjeve botërore, Albana Osmani pjesë e eventit të madh të modës

Moderatorja e njohur Albana Osmani përcjell shumë energji pozitive dhe falë kësaj është shumë e pëlqyer nga publiku. Së fundmi...

Close