X

Pas sherrit, 37-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në Tiranë, arrestohet


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar pasi akuzohet për plagosjen e një bashkëmoshatari. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, gjymtohet e mitura

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit këtë të diel. Drejtuesi i...

Close