X

Para derbit me Interin, Piatek i jep fitoren Milanit

Milani ka fituar në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Veronës. Përveç tre pikëve të marra, nuk ka shumë për t’u kujtuar nga ana e kuqezinjve në këtë përballje.

Vendasit do të luanin me një lojtar më pak që në minutën e 20, por pavarësisht kësaj, duhej një penallti e sinjalizuar nga ana e kryesorit të ndeshjes, që Piatek të gjente rrjetën. “Heshtni”, ky ishte festimi i sulmuesi polak që lë mbrapa një nga momentet më të vështira.

Pikërisht një javë para derbit me Interin, ndërsa do të arrinte të shënonte edhe një gol të dytë, por i mohuar nga VAR-i për shkak se kishte kontakt me portierin kundërshtar. Verona arriti ta vendosë shumë herë në vështirësi Milanin, madje duke iu afruar shumë golit dhe duke u ndalur nga shtylla.

Një nga lojtarët më të mirë në këtë takim ishte Marash Kumbula. Vetëm 19-vjeç është lojtari shqiptar, por nuk ka gabuar dhe nuk është kaluar në asnjë aksion të vetëm të Milanit. Për më tepër, në minutat e fundit të ndeshjes po shtynte edhe skuadrën e Veronës përpara në vijën sulmuese. Thjeshtë surpriza më e bukur e mbrëmjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Rama në kthim, i lodhur nga Berlini (FOTO)

Kryeministri Rama ka nisur udhëtimin e kthimit, pas qendrimit 3 ditor në Berlin, në një vizitë të lodhshme, kryesisht për...

Close