X

Këngëtarja shqiptare, imazh i Fiat

Kompania gjigante ka zgjedhur këngëtaren e talentuar, me origjinë shqiptare, Ava Max-in, e cila gëzon aktualisht një famë ndërkombëtare.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop- it dhe një nga fytyrat më të dalluara për modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare të Fiat- it, ndërkohë që në fotografitë e postimit shfaqet pikërisht Ava.

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA. Ishin prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, ata të cilët emigruan nga Saranda për në SHBA, rreth fillimit të viteve ’90.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, LIFESTYLE
Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet si një çift sportiv dhe romantik, fotot

Që kur “Panorama Plus” dekonspiroi lidhjen e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, dy të rinjtë nuk kanë bërë gjë tjetër,...

Close