X

Kampionët rrëshqasin sërish, këtë radhë Partizanin e mund Laçi

Partizani ka hedhur një tjetër hap të gabuar në javën e katërt të Superiores, duke u mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 nga Laçi. Kurbinasit kanë arritur të marrin fitoren e parë në këtë kampionat, duke mundur kampionët në fuqi dhe duke iu shkaktuar njëkohësisht edhe humbjen e dytë pas asaj të Kukësit.

Partizani ka qenë më kërkues i golit megjithatë Stazhilla ishte një ditë të mirë, ndërkohë që nga ana tjetër ka mjaftuar një goditje nga jashtë zonës e Lushkjes për të çuar topin në rrjetë. Me këtë fitore, Laçi përmirëson tashmë pozitat në klasifikim ndërkohë që nga ana tjetër, Partizani e sheh veten 4 pikë larg Tiranës kryesuese. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Laçi-Partizani 1-0
Shënues: 61’Lushkja

RENDITJA PAS JAVËS SË KATËRT

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Aksidenti tragjik/ I riu shqiptar vdes dy javë pas përplasjes

Ka ndërruar jetë në spital, i riu shqiptar që dy javë më parë u përfshi në një aksidenti tragjik. Armand...

Close