X

EMRAT/ Torturonin hallën me zinxhir, lihen në burg dy vëllezërit fierakë


Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka lënë në “arrest me burg” dy vëllezërit Mariglen dhe Artjus Muhaj, të cilët u arrestuan për dhunë fizike ndaj hallës së tyre Mirela Braka, 45 vjeçe.

Dhunimi i 45-vjeçares ndodhi në kushtet kur ajo ishte e pajisur edhe me një urdhër mbrojtje.

Vendimi për masën e sigurisë u mor nga gjyqtarja Arta Duka, ndërsa prokuror i çështjes është Genci Manaj.

“Mollë sherri” mes nipërve dhe hallës së tyre mësohet se ka qenë një prone e përbashkët.

Halla jetonte e vetme në banesë në katin e tretë të një pallati, ndërsa poshtë saj në katin e parë nipërit.

Nuk dihet ekzaktësisht prona që është bërë objekt sherri mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Pas arrestimit, dy vëllezërve iu gjetën në banesë edhe disa fishekë.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Deutsche Welle: Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që prodhohen në Serbi. Një...

Close