X

Donjet Shkodra shënon tjetër supergol, por ia zhvlerëson shoku i skuadrës

Donjet Shkodra ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës në kampionatin kazak, aty ku ka realizuar në transfertë përballë Astanës. Mesfushori shqiptar që ka luajtur në Superiore me Flamurtarin, Skënderbeun e Kukësin, arriti të shënonte një gol mjaft të bukur në minutën e 34 të takimit.

Pas kombinimeve me Kizito, Shkodra ka dribluar mbrojtësin kundërshtar duke lëshuar një goditje drejt portës dhe duke e ndalur topin në rrjetë. Goli i tij, nuk i ka mjaftuar skuadrës duke qenë se Tomasov ka barazuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Sakaq, ka qenë Vidoviç ai që ka shënuar një autogol në minutën e 66 të ndeshjes duke zhvlerësuar kështu golin e Shkodrës dhe për t’i dhënë fitore skuadrës së Astanës. Ky ishte goli i dytë për Shkodrën javët e fundit pasi edhe 3 javë më parë, kishte shënuar një supergol teksa në total është në kuotën e katër golave.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Kardhiqi, preludi i Unazës

Nga Klodian Tomorri Përplasja e fortë për tenderin 20 milionë euro të rrugës Kardhiq-Delvinë është vetëm një nga frontet e...

Close