X

Digjet një hektarë ullishte në Elbasan, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme


Një hektar ullishtë u dogj gjatë natës në Samurr të Elbasanit. Vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22:00 dhe u izolua rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Për shuarjen e flakëve u aktivizuan 13 punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe dhjetëra banorë të zonës. Zjarri pati përhapje me shpejtësi në një sipërfaqe mjaft të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Elbasan, tentuan të vidhnin magazinën ushqimore, në pranga vëlla e motër

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se tentuan të vidhnin një magazinë ushqimore në Elbasan....

Close