X

Bundesliga / Abrashi fiton dhe sheh veten mbi Bajernin, Gjasula del me një thes me gola

Ndeshjet e sotme në kampionatin gjerman të futbollit kanë parë në fushën e lojës dy mesfushorët e përfaqësueses kuqezi, Amir Abrashin dhe Klaus Gjasulën. Të dy kanë mbyllur ndeshjet me rezultate krejtësisht të kundërta, ashtu siç janë edhe pozitat që mbajnë skuadrat përkatëse në klasifikim.

Abrashi u aktivizua në minutën e 68 të duelit që skuadra e tij fitoi 3-0 në fushën e Hofenhajm. Skuadra kishte shënuar 3 gola dhe duhej të administronte rezultatin ndaj grinta e Abrashit duhej në fushën e lojës për të mbyllur ndeshjen. Suksesi i dha tre pikë që ngjitën Fraiburgun në kuotën e 9 të tillave, duke ndarë vendin e dytë me Borusia Dortmund, e duke lënë pas Bajern Mynih në klasifikimin e Bundesligës.

Sa i përket Gjasulës, ai ka dalë i mundur nga dueli që ekipi i Paderborn luajti ndaj Shalkes, pas humbjes 5-1. Mesfushori ishte titullar në ndeshjen që filloi me golin e 1-0 nga Paderborn që në minutën e 8, por më pas Shalke filloi serinë e golave duke përmbysur gjithçka. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të dhe vetëm 5 minuta më vonë la lojën i zëvendësuar nga trajneri. Humbja lë Paderborn në vendin e parafundit në klasifikim, me vetëm 1 pikë pas 4 sfidash të luajtura.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Donjet Shkodra shënon tjetër supergol, por ia zhvlerëson shoku i skuadrës

Donjet Shkodra ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës në kampionatin kazak, aty ku ka realizuar në transfertë përballë...

Close