X

Bie nga mali “Olimp”, ndërron jetë alpinisti shqiptar (EMRI)

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi dhjetë metra teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Lajmin për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.

“Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të SH.B.E. “Shkupi” udhëtuam në Greqi për tu ngjitur në malin e Olimpit. Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Guri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10m. Pasi qe ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej . Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej 2 minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë te cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat te keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”., njofton ministria.

Mefail Guri, nga Shkupi, ishte lindur vitin 1962 në Maqedoninë e Veriut. Shkaku i vdekjes pritet të mësohet nesër pas kryerjes së autopsisë në Selanik, ndërsa sipas informatave fillestare, ka të ngjarë që alpinisti Guri të ketë pësuar atak në zemër.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Bundesliga / Abrashi fiton dhe sheh veten mbi Bajernin, Gjasula del me një thes me gola

Ndeshjet e sotme në kampionatin gjerman të futbollit kanë parë në fushën e lojës dy mesfushorët e përfaqësueses kuqezi, Amir...

Close