X

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Kush është viktima dhe katër të plagosurit (EMRAT)

Për aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Korçë-Pogradec në fshatin Leshnicë kanë dalë emri i viktimës dhe të plagosurve.

Mësohet se viktima është Agim Qama, drejtuesi i mjetit “Golf”. Të plagosurit janë Fiqerete Qama, Daniel Hyka, Gentiana Akballa dhe K.A 10 vjeç.

Informacion i policisë:

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rama mohon largimet nga Shqipëria: Mos u besoni broçkullave të kazanëve!

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer komenti që një qytetar ka bërë sot në një postimet e tij në...

Close