X

Aksident tragjik në Korçë, një i vdekur e katër të plagosur

Një aksident fatal ka ndodhur sonte në Leshnicë të Korçës. Si pasojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë dhe 4 janë plagosur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “News 24” se si pasojë e këtij aksidenti ka një viktimë, ndërsa ka dhënë edhe detaje për ngjarjen.

Trupi i viktimës ndodhet akoma në vendngjarje. Policia ka arritur në vendin ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu, edhe hetuesit janë në vendngjarje për të zbuluar më shumë për këtë aksident tragjik. Katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Viktim është një nga shoferët.

Mësohet se të plagosura janë dy gra, njëra prej të cilave është në gjendje kritike për jetën. Një tjetër grua është me dëmtime të shumta nëpër trup.

Mes të plagosurve është edhe një vajzë e mitur, si dhe shoferi i njërit prej makinave. Njëri mjet udhëtonte drejt Tiranës ndërsa një në drejtim të Korçës, kur edhe janë përplasur.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shteti nuk e bën dot, por si të kuptojmë kur një makine i kanë manipuluar kilomtetrazhin

Ndotja në mjedis që krijojnë makinat e vjetra nxiti vendimin e qeverisë për të mos lejuar importin e makinave të...

Close