X

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, gjymtohet e mitura


Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit këtë të diel. Drejtuesi i një “Toyta Yaris” ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë e mitur, pasagjere në automjet. E aksidentuara është vajza e drejtuesit të automjetit.

Si pasojë e përplasjes, vajza ka humbur të dyja këmbët. Ambulanca ka vonuar me shumë se 40 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk duhen detaje të tjera rreth ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Terrorizuan Kuçovën duke gjuajtur me armë, arrestohen dy të rinjtë

Dy të rinj janë arrestuar nga ana e Policisë në Kuçovë, për shkak se kanë gjuajtur më armë në ajër,...

Close