X

Atentati ndaj Lul Berishës, dëshmon kosovari: Si më kërcënuan ta vrisja dhe vetëplagosja


Ka ardhur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmia e Ahmet Ajetit, shqiptarit nga Kosova i akuzuar për atentatin ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005.

Ajeti i cili ka nisur rigjykimin pas dënimin në mungesë me 20 vjet burg për “tentativë vrasje”, ka deklaruar se disa persona i kanë kërkuar të vrasë duke e kërcënuar në familjen e tij por se nuk kishte pranuar. Për këtë arsye ai ka deklaruar se është vetëplagosur.

“Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin të cilin e njihja që nga viti 2001. Osmanin e kam njohur në luftën kombëtare të Maqedonisë. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë.

Aty takuam dy persona të cilët na thanë se mund të na siguronin punë. Por puna ishte në Durrës. Udhëtuam drejt Durrësit dhe na vendosën në hotel atje.

Dy personat na thanë që ishte hoteli i tyre. Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi. Na thanë këtë personin duhet ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin”, ka rrëfyer Ajeti.

Ai tha se më pas është vetëplagosur në bark dhe ka deklaruar për policinë se është plagosur gjatë një sherri.

“Por ne nuk donim të bënin vrasje. Ata na thanë s’keni shpëtim pa kryer veprën penale. Atëherë vendosa të vetësakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare unë mora armën dhe në hyrje të ndërtesës u vetëplagosa në anën e majtë në bark.

U vetëplagosa pasi nuk doja të kryerja vrasje. Unë kisha ardhur në Shqipëri pasi jam kryefamiljar dhe vëllain e kam invalid të luftës.

Në spital erdhën dy personat dhe më thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më. Më mori policia në pyetje, na ka ruajtur një polic në një shtëpi.

Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe më plagosën. Na ka shoqëruar polici që na ruante deri në dalje të Durrësit dhe ne u larguam”, ka rrëfyer Ahmet Ajeti./BW

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Artan Fuga “shuplakë” deputetëve, Ilir Meta: Faleminderit profesor që na riktheve në situatën e çmendur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë reagimin e akademikut Artan Fuga, i cili sot komentoi veprimin e nëntë deputetëve...

Close