X

Artan Fuga “shuplakë” deputetëve, Ilir Meta: Faleminderit profesor që na riktheve në situatën e çmendur


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë reagimin e akademikut Artan Fuga, i cili sot komentoi veprimin e nëntë deputetëve të Kuvendit që kërkuan nga kreu i SHISH, Helidon Bendo të dëshmojë në Komisionin e Sigurisë për “skenarin” e djegies së parlamentit, veprim ky i pohuar nga vetë Kreu i Shtetit Ilir Meta.

I pari i Republikës falënderon akademikun, i cili sipas tij iu rikthye situatës së çmendur të konflikteve maxhorancë-opozitë.

“Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!”-shkruan Meta.

Akademiku u shpreh me ironi se ai vetë e di ku janë provat e tentativës së djegies së Parlamentit të Shqipërisë, duke kritikuar ashpër klimën politike dhe reagimet e aktorëve të saj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koncesioni Milot-Balldren, PD: Vendimi i Kuvendit, vrasje me borxh përjetë për fëmijët e shqiptarëve

“Vendimi i djeshëm i Kuvendit, (për PPP-të e rrugëve) është vrasje me borxh përjetë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve”....

Close