X

Vijon furtuna në Kadastrën e Vlorës, shkarkohen katër juristë, 19 të tjerë marrin vërejtje (Emrat)

Katër juristë janë shkakruar ditën e sotme në Kadastrën e Vlorës. Bëhet fjalë për Besmira xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj, Ermal Hoxha.

19 të tjerë mësohet të kenë marrë vërejtje.

Dy ditë më parë pati tensione në Kadastrën e Vlorës, kjo pas një valë shkarkimesh të drejtorit, nëndrejtorit dhe shumë punonjësve të tjerë të këtij institucioni.

Kjo pasi një grup pune i Krimit Ekonomik ka çuar për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat.

Kjo furtunë erdhi pas dorëheqjes së nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës, Ardian Musta. Në vendin e tij është emëruar Elona Hodaj, drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi takon ambasadorin gjerman: Integrimi në BE, i rëndësishëm për familjet shqiptare!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, të cilit i...

Close