X

Ukraina heq nga lista e zezë Al Banon: Jam këngëtar jo politikan

Al Bano nuk do të jetë më në listën e zezë të Ukrainën, siç u vendos disa muaj më parë nga qeveria e Kievit. Njoftimin e ka dhënë avokati i këngëtarit që, ka sqaruar se këngëtari tashmë nuk është më në “listën e zezë” të Ukrainës.

“Gjithcka është sqaruar me qeverinë e re. Do ta heqin nga lista e zezë. Aftësitë e tij janë artistike, muzikore dhe vizioni i tij është gjithmonë paqësor”, tha avokati.

Ukraina e kritikoi Al Banon për disa deklarata të bëra në lidhje me përkatësinë e gadishullit të Krimesë.

“Nuk kam qenë ndonjëherë i interesuar për këtë çështje duke qenë se jam këngëtar e jo politikan. Shpresoj të më ftojnë dhe të më mirëpresin në Ukrainë për një koncert të madh për paqen”, tha këngëtari

More in LAJME, Magazine
Kuvendi i rrëzon dekretet, reagon presidenca: Ftohet e Çmendura E. të lexojë …

Kuvendi rrëzoi dekretet e kthyera nga Presidenti Ilir Meta, për koncesionet, rezervat e shtetit, qeverisjen vendore, etj. Pas këtij votimi,...

Close