X

U kapën duke prerë dru pyjorë në territorin grek/ Arrestohen tre shqiptarë

Tre shqiptarë të moshës 23, 45 dhe 51 vjec u arrestuan në momentin kur po ktheheshin në shtëpitë e tyre nga Oficerë të Ekipit të Prokurorisë Ndërkufitare në Kristalopigji të akuzuar për prerjen pa leje të drurëve në pyjet e Follorinës.

Të tre shqiptarët u kapën pasi kishin kaluar ilegalisht në territorin grek me pesë kuaj për të ngarkuar drutë që i siguronin duke shkatërruar një zonë malore të Follorinës në të cilën ata kishin prerë një sasi të madhe dru lisi.

Nga hetimi nga policia greke u zbulua gjithashtu se njeri prej druvarëve, 45-vjeçari e kishte rast të përsëritur dhe ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata Penale greke për të njejtën vepër penale, për shkelje të ligjit të pyjeve dhe të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Tre autorët janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Kastorias. Ndërkohë janë sekuestruar lënda drusore, kuajt si dhe mjetet prerëse.

More in AKTUALITET, LAJME
Megaoperacioni, Mara jep detaje për katër grupet kriminale: Itinerari që ndiqnin, ja ku blihen farat dhe si eksportohen

Janë zbardhur detaje të reja rreth megaoperacionit që ka vënë në pranga dhjetëra persona ditën e sotme. Në një deklaratë...

Close