X

Sot në 10:00 seancë plenare, shqyrtohen tetë dekrete të Metës, për koncesionet dhe kreun e KLSH-së


Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca plenare. Pritet që në seancën e sotme të diskutohen tetë dekrete të presidentit Ilir Meta, shtatë që riktheu për shqyrtim në Kuvend dhe një për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Tetë dekretet e Presidentit që pritet që të rrëzohen sot në Kuvend:

1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit

2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare

3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore

4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat

6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat

7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren

8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një ditë më parë Komisioni i Medias rrëzoi dekretit e Presidentit Meta për ligjin mbi Akademinë e Shkencave. Më herët edhe Komisioni i Ekonomisë rrëzoi pesë dekrete të presidentit, të cilat do të shqyrtohen në seancën e sotme.

Socialistët vijojnë punën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Komisioni i Venecias do të japë konkluzionet për këtë çështje më 11 tetor.

Ilir Meta dha llogari katër ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Ai arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

More in AKTUALITET, LAJME
EMRI+FOTO/ Iu dogj makina në Shkodër, ky është oficeri i krimeve

Makina e një oficeri të policisë është djegur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakejve”. Oficeri i...

Close