X

Piltotit i derdhet kafeja në panelin e kontrollit, bën uljen e detyruar në Atlantik

Një avion me 337 persona në bord u detyrua të largohej në shkurt pasi piloti derdhi kafe në panelin e kontrollit, thonë hetuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Airbus A330-243 u nis nga Frankfurti të Gjermanisë, për në Cancun të Meksikës, por bëri ulje të detuyruar në Shannon të Irlandës, njofton Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB).

Kjo për shkak se panelet e kontrollit të audios të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë kishte tym.

Pilotët duhej të përdorin maska oksigjeni, por fatëmirësisht nuk pati të lënduar.

AAIB nuk identifikon se cila kompani ka drejtuar fluturimin gjatë aksidentit në 6 shkurt 2019.

Sidoqoftë, organizata jofitimprurëse e pavarur e Fondacionit të Sigurisë së Fluturimeve thotë se ishte një fluturim i Airlines Condor Airlines.

AAIB thotë se piloti kryesor pa dashur ka derdhur kafen mbi panel gjatë kohës që avioni ishte mbi Oqeanin Atlantik.

Kafeja ishte në gota pa kapak, gjë që AAIB thotë se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin.

Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por filxhani më vonë u rrëzua.

Shumica e kafes ra në prehërin e komandantit dhe vetëm një sasi e vogël u derdh në ACP1 kryesore.

ACP1 dhe më vonë ACP2 i pilotit së shpejti nisën të nxeheshin shumë derisa nisi të shkrihej njëri prej butonave të tij.

Vendimi u mor për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt./BBC/

More in LAJME, Magazine
Meta tallet me Ramën: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend të dekreteve të tij. Ai ka publikuar një foto me Kryeministrin...

Close