X

Pesë muaj pa marrë rrogat, punonjësit e stadiumit ‘Loro Boriçi’ e trajnerët e akademisë ‘Vllaznia’ në protestë


Tridhjetë punonjës, një pjesë që punojnë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, të tjerë të fushës sportive ‘Reshit Rusi’ dhe trajnerët e akademisë ‘Vllaznia’ prej pesë muajsh nuk marrin pagat.

Kjo situatë i ka detyruar këta punonjës që të hidhen në protestë përpara bashkisë Shkodër.

Në mbështetje të tyre ishte edhe Albert Tuka, kryetar i bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë.

Tuka tha se një fond prej 200 milionë lekësh të vjetër i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës në prill të këtij viti nuk është kaluar nga ana e Prefekturës se qarkut duke bërë që punonjësit të mos paguhen prej pesë muajsh.

“Ata kërkojnë që institucionet të gjejnë një zgjidhje dhe të marrin pagat sepse shumë prej tyre marrin bukën me listë apo nuk kanë para as për të paguar energjinë elektrike. Kërkojnë një zgjidhje sa më parë”./Balkan Web

More in AKTUALITET, LAJME
Studioni në SHBA dhe ju ka skaduar viza? Ambasada amerikane tregon se çfarë duhet të bëni

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët që studiojnë në SHBA dhe që...

Close