X

Pas kërkesës së PD, Prokuroria nis verifikimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës


Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babanin. Verifikimet po kryhen pas akuzave të Partisë Demokratike, se Babani ka qenë i arrestuar dhe dëbuar nga Italia.

PD e akuzoi Babanin edhe për një dënim në Maqedoni. Gazeta Mapo mëson se Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur verifikimet dhe Mark Babanit do ti kërkohen gjurmët e gishtave.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003”, – thuhej në shkresën e Partisë Demokratike, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vorës, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajtur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965

Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967

Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-

Kërkesa e PD-së drejtuar Prokurorisë:

More in AKTUALITET, LAJME
Sot në 10:00 seancë plenare, shqyrtohen tetë dekrete të Metës, për koncesionet dhe kreun e KLSH-së

Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca plenare. Pritet që në seancën e sotme të diskutohen tetë...

Close