X

Megaoperacioni, Mara jep detaje për katër grupet kriminale: Itinerari që ndiqnin, ja ku blihen farat dhe si eksportohen

Janë zbardhur detaje të reja rreth megaoperacionit që ka vënë në pranga dhjetëra persona ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, prokurori Vladimir Mara i cili është edhe personi që ka lëshuar 30 urdhër arrestet, është shprehur se bëhet fjalë për një megaoperacion që ka shkatërruar katër grupe kriminale.

Mara shpejgoi gjithashtu se Shqipëria është përdorur nga këto grupe kriminale vetëm për kultivimin e drogës dhe se farat e kanabisit apo drogërat e tjera vinin nga jashtë.

Pas kultivimit, kanabisi dërgohej sërish në vendet e Bashkimit Europian për t’u shitur.

“Hetimet vazhdojne për dokumentimin ligjor për disa grupe të tjera kriminale të cilët veprojnë në disa vende të Bashkimit Europian dhe në Shqipëri. Secili prej të arrestuarve kanë një rol të veçantë. Pavarësisht se janë katër grupe kriminale ata kanë pasur një ndërvveprim të veçantë me njëri tjetrin.

Ata sillnin farat e kanabisit nga vende të Bashkimit Europian, I kultivonin në Shqipëri dhe më pas I shisnin sërish në Europë.

Brenda tre ditëve ashtu siç e kërkon edhe procedura të gjithë personat do të merren në pyetje përpara gjykatës,”– tha Vladimir Mara ndër të tjera.

Një super operacion është zhvilluar ditën e sotme teksa në pranga kanë rënë 26 persona. Katër të tjerët janë shpallur në kërkim. Dosja.al ka mësuar emrat dhe fotot e disa prej të ndaluarve, të cilët janë: Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi dhe Agron Manka.

More in AKTUALITET, LAJME
PS i rrëzoi tre emrat për KLSH, Presidenca reagon ashpër: Keni të drejtë, asnjëri s’është dënuar për drogë e prostitucion

Presidenca ka reaguar ashpër pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kandidaturën e tretë të Presidentit Ilir Meta për në...

Close