X

Mbyti bashkëshorten, shtyhet seanca në Krimet e Rënda për Namik Velajn


Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Namik Velajn i cili vrau gruan e tij.

Si ndodhi ngjarja

Në janar të vitit 2017, Namik Velaj është konfliktuar me bashkëshorten e tij, Verke Velajn në banesën e tyre në Patos dhe e ka keqtrajtuar atë duke e mbytur dhe thyer krahun.

Pas vrasjes, ai menjëherë ka nisur të thurë planin për zhdukjen e provave. Ai ka thirrur një mjek të Qendrës Shëndetësore të Patosit, shtetasin Ilir Tanku.

Ky i fundit, në shkelje të ligjit, ka përcaktuar se shkak i vdekjes së të moshuarës ka qenë hipertensioni, duke e trajtuar si vdekje natyrale. Në këto kushte, Namik Velaj ka nisur të zhdukë provat për krimin e kryer duke organizuar vetë ceremoninë mortore.

Ai i ka vendosur viktimës një shall rreth qafës në mënyrë që të zhdukte shenjat e dhunës në qafën e saj. Një ditë më pas, gjatë ceremonisë mortore, familjarët e viktimës kanë kërkuar që të lëvizin trupin dhe ta shohin, por Namik Velaj ka kundërshtuar. Ai u ka kërkuar atyre që të mos ia hiqnin shallin trupit të viktimës, pasi e kishte amanet nga vajza, e cila kishte ndërruar jetë një vit para ngjarjes.

Përkundër insistimit të Velajt, familjarët e viktimës kanë insistuar dhe kanë mundur që t’ia heqin shallin kufomës, duke konstatuar mavijosje të qafës dhe fryrje në shpatull.

Që të mos binin në sy tek autori i krimit, familjarët e viktimës kanë preferuar të heshtin dhe ta ndjekin rastin në rrugë ligjore.

More in AKTUALITET, LAJME
Mesi është i qartë: Nuk dua të largohem nga Barcelona! Nejmar? Nuk pyetemi ne për transferimet

Barcelona vendosi të mos rinovonte një kontratë me Mesin, duke ia lënë vetë në dorë të ardhmen. Nëse argjentinasi do,...

Close