X

Lukaku: Interi klubi i duhur për mua, rivalët do na kenë frikë

Romelu Lukaku është që tani i dashuruar me Interin. Në një intervistë për ESPN, sulmuesi belg konfirmon për hërë të disatë dëshirën e madhe që ka pasur për t’ë transferuar tek Interi në një moment shumë deciziv për karrierën e tij. “Ishte momenti perfekt për mua për të ikur nga Anglia, nuk doja të rrija më aty. Interi ishte zgjedhja e duhur për mua. Konte? Me të është si me të rinjtë që kanë ardhur, të jep ndjesinë sikur kanë shumë vite këtu. është gjë shumë e cuditshme kjo por e bukur. E jep ai kete efekt. Kampionati? Nuk mendoj se duhet thene ‘do fitojme’, por do te mundohemi.”

Më pas ai flet edhe për Aleksis Sançez: “Mund të shikosh për shumë kohë vërdallë, por nuk e gjen dot kurrë një tjetër si ai, në asnjë vend të botës. Po mësojmë, po mundohemi. Duhet të lëvizim në mënyrën e duhur. çfare mesazhi kam për kundershtarët? çdo herë që luajnë kundër Interit duhet t’u tregojmë se do te jetë një luftë e vërtetë, kushdo qofshin ata.”

More in LAJME, SPORT
Vijon furtuna në Kadastrën e Vlorës, shkarkohen katër juristë, 19 të tjerë marrin vërejtje (Emrat)

Katër juristë janë shkakruar ditën e sotme në Kadastrën e Vlorës. Bëhet fjalë për Besmira xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj,...

Close