X

Kuvendi i rrëzon dekretet, reagon presidenca: Ftohet e Çmendura E. të lexojë …

Kuvendi rrëzoi dekretet e kthyera nga Presidenti Ilir Meta, për koncesionet, rezervat e shtetit, qeverisjen vendore, etj.

Pas këtij votimi, ka ardhur dhe reagimi i presidencës me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.

Me një mesazh në Facebook, Blushi shkruan se ‘ftohet e Çmendura E., për të lexuar raportin e OSBE-ODIHR, në lidhje me kushtetushmërinë e dekreteve’.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

More in AKTUALITET, LAJME
Punonjësit e “Loro Boriçi” pesë muaj pa rroga, Ademi: Këshilli Bashkiak ka tre muaj që nuk merr asnjë vendim

Pas protestave të punonjësve të Stadiumit Loro Boriçi për shkak të mos marrjes së pagave prej pesë muajsh kryetarja e...

Close