X

Ish-fubollisti i Austrisë ‘plas bombën’: Presidenti dhe ish-presidenti i Skënderbeut trukojnë ndeshje

Skënderbeu tashmë është dënuar nga UEFA për trukim ndeshjesh, por deklaratat kundër tyre nuk kanë fund. Sot ka qenë ish-sulmuesi i Austrisë, Sanel Kuljiç, në një intervistë për mediat vendase ka hedhur akzua për klubin korçar. Pas përfundimit me pesë vite burgim, për manipulim ndeshjes, Kuljiç ka hedhur akzua për presidentin e Skënderbeut duke deklaruar se ka trukuar ndeshje në kampionatin austriak.

“Gjithçka ishte shumë e qetë, harmonike, deri kur… Tani jam shumë i frikësuar për jetën time. U përpoqën të më kontraktojnë sërish përmes një ish-të burgosuri dhe më bënë presion. Tani jam i shqetësuar për jetën time”, ka thënë ish-lojtari.

Ai është shprehur se ata që duhet të ishin në burg, siaps tij, nuk janë thirrur asnjëherë për të dhënë dëshmi dhe shton se “bossat” janë shqiptarë. Ai thotë se çdo deklaratë e tij është e vërtetë dhe hedh akzua kundër Adrian Takajt, presidentit aktual të korçarëve dhe ish-presidentit Agim Zego, që është një nga importuesit më të mëdhenj nga Austria në Shqipëri.

“Janë këta zotërinjtë që japin para për lojtarët e përfshirë në baste. Kështu ndodhte atëherë, po kështu ndodh edhe tani. Ditët e sotme? Po, ndeshjet akoma manipulohen në ligën elitare austriake. Dua të shprehem për publikun tani, sepse ky hap më jep më shumë siguri për jetën, se sa të pres hetimet e gjata dhe pa fryte të policisë” – thotë Kuljiç.

Ai më tej shton se dëshminë e tij e ka dhënë dhe për Policnë Federale dhe të gjithë janë në dijeni. Ndërkohë që Skënderbeu është duke vuajtur një dënim prej 10 vitesh nga UEFA për trukimin e ndeshjeve. Ujqërit e dëborës nuk mund të marrin pjesë në kompeticione evropiane për 10 vti. Po ashtu duhet të paguajë dhe një gjobë të majme.

More in LAJME, SPORT
Policia dhe Krimet e Rënda në deklaratë për mediat, shkatërrohet grupi kriminal, 57 të arrestuar

Pesëdhjetë e shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, si pasojë e finalizimit të një megaoperacioni...

Close