X

I digjet makina oficerit të krimeve në Shkodër, policia: E qëllimshme


Makina e një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve nga policia, makina është në pronësi të oficerit Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër, rreth orës 4 të mëngjesit teksa mjeti ka qenë i parkuar.

Sipas burimeve në polici dhe zjarrfikësve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip “Volkswagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve.

More in AKTUALITET, LAJME
Djegia e kabinës në Fushë-Krujë, OSHEE: Ishte 40-vjeçare, e zëvendësuam me të re 20 kV

Një kabinë elektrike u dogj mbrëmë rreth orës 21:00, duke lënë pa energji elektrike disa banesa rreth saj në Fushë...

Close