X

“Gjinia njerëzore”, Gent Cakaj nuk ndalet me gafat, thellon rekordin e tij personal

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashmte, Gent Cakaj, ka bërë sërish një gafë. Teksa ka qenë në një vizitë në Izrael dhe ka zhvilluar homazhe për të kujtuar viktimat e Holokausit, në postimin në Facebook që tregon se ka qenë atje, ka gabuar.

Gafa e tij menjehrë ka bërë xhiro në rrjet, ku të shumta kanë qenë postime për të. Faqja satirike Lolita shkruan “Dikush t’i thote te ngarkuarit me detyren e drejtimit te Ministrise se Jashtme qe te perqendrohet tek lloji Homo Sapiens”.

Por cila ka qenë gafa e tij?

“Gjatë qëndrimit në Izrael ishte detyrim moral vizita në muzeun e viktimave të Holokaustit për të përkujtuar mizorinë më të tmerrshme të kryer ndaj gjinisë njerëzore dhe orët më të liga të historisë botërore!”, shkruan ministri në detyrë, por nuk shikon që ka shkruar gjinia njerëzore.

Pikërisht kjo është gafa që ai ka bërë, duke qenë e disata që kur ka marrë drejtimin e diplomacisë shqiptare.

Ne kërkuam për këtë fjalë, por nuk ka asnjë rezultat në fjalor për togfjalëshin ‘gjinia njerëzore’. Me gafën e radhës Gent Cakaj, ka thyer edhe njeherë rekordin e tij personal, pasi ka gabaur disa herë në daljet e tij publike.