X

EMRAT/ 40 rrënjë kanabisi, arrestohen dy gra në Lazarat


Një aksion “blic” i Policisë së Gjirokastrës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Lazarat për zbulimin e kanabisit të mbjellë.

Burime bëjnë me dije se në dy banesa brenda në fshat janë zbuluar nga 40 rrënjë kanabisi. Konkretisht në banesën e Shkëlqime Rabaj u zbuluan 20 rrënjë kanabisi dhe po kaq edhe në oborrin e banesës së Bejeme Totos.

Pas kësaj forcat policore kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë dy gratë, njëra prej të cilave e moshuar dhe priten të ndërmerren procedurat ligjore ndaj tyre.

Nuk dihet nëse do të arrestohen apo jo, duke marrë parasysh dhe rrezikshmërinë e tyre të ulët.

More in AKTUALITET, LAJME
Qeveria Çeke: Nuk kemi arsye të tërheqim njohjen e Kosovës, kreu i shtetit nuk pyetet

Ministri i Jashtëm çek Tomas Petriçek ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye pse Republika Çeke do të tërhiqte njohjen...

Close